Zyra e Kryeministrit

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ngushëllon familjen e Mbretit Zog, me rastin e vdekjes së Leka Zogut të Parë

30 Nëntor, 2011

Prishtinë, 30 nëntor 2011

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ngushëllon familjen e Mbretit Zog, me rastin e vdekjes së Leka Zogut të Parë.

Në telegramin e ngushëllimit thuhet:

E nderuar familje e Leka Zogut të Parë,

Me pikëllim morëm lajmin për ndarjen nga jeta të Leka Zogut të Parë.

Në emër të Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe në emrin tim pranoni ngushëllimet më të sinqerta për humbjen e më të dashurit tuaj, Leka Zogut të Parë.

Leka Zogu i Parë ishte një figurë e rëndësishme, që përballoi shumë vështirësi në jetën e tij, që lanë gjurmë në kujtesën e popullit shqiptar.

Populli i Kosovës do ta përkujtojë Leka Zogun e Parë, që gjithherë bashkëjetoi me sakrificën e popullit të Kosovës për liri dhe pavarësi.

Hashim Thaçi,
Kryeministër i Republikës së Kosovës

Last modified: 30 Nëntor, 2011

Comments are closed.

×