Zyra e Kryeministrit

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi ka zhvilluar sot një takim me ministrin e Mbrojtjes të Norvegjisë, Espen Barth Eide

29 Nëntor, 2011

Prishtinë, 29 nëntor 2011

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi u prit sot në Ministrinë e Mbrojtjes të Norvegjisë nga ministri i Mbrojtjes Espen Barth Eide.

Në takim u bisedua për gjendjen e sigurisë në Kosovë, rolin e Forcës së Sigurisë së Kosovë, si forcë profesionale, shumëetnike dhe e bazuar në standardet e NATO-s, si dhe për bashkëpunimin midis Republikës së Kosovës dhe Norvegjisë në fushën e mbrojtjes dhe te sigurisë.

Kryeministri Thaçi falënderoi ministrin Eide për kontributin e Norvegjisë në KFOR dhe EULEX, si dhe për asistencën për ngritjen dhe profesionalizmin e FSK-së.

Kryeministri Thaçi shprehu shqetësimin për eksalimin e situatës së sigurisë në veri të Kosovës, ku grupet ekstremiste dhe strukturat ilegale serbe kanë sulmuar dhe plagosur edhe ushtarët e KFOR-it. Të dy bashkëbiseduesit i dënuan sulmet mbi KFOR-in, duke kërkuar që fajtorët të sillen para drejtësisë.

Kryeministri Thaçi theksoi se në veri nuk ka konflikt me qytetarët serbë, por me grupet kriminale, të cilat po e mbajnë peng perspektivën demokratike dhe sundimin e ligjt në atë pjesë të Kosovës. 

Last modified: 29 Nëntor, 2011

Comments are closed.

×