Kryeministri i Qeverisë së Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi përgëzon kryeministrin e sapozgjedhur të Hungarisë, Viktor Orbán


Image

Prishtinë, 31 maj 2010

Shkëlqesia Juaj, kryeministër Orbán,

Zhvillimi me sukses i procesit zgjedhor në Hungari, që kulmoi me zgjedhjen tuaj kryeministër, shënon një fitore të rëndësishme të demokracisë.

Shpreh bindjen dhe besimin që Qeveria e Hungarisë nën drejtimin tuaj do ta çojë vendin drejt prosperitetit dhe zhvillimit të gjithëmbarshëm.

Hungaria është një ndër vendet mike dhe mbështetëse të Kosovës. Me këtë rast, dua të shpreh edhe njëherë falënderimin tim për përkrahjen që vendi juaj i ka dhënë Kosovës, para dhe pas shpalljes së pavarësisë.

Qeveria e Republikës së Kosovës do të vazhdojë të jetë e përkushtuar për thellimin e mëtejmë të miqësisë dhe bashkëpunimit me Hungarinë.

Në emër të Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe në emrin tim, Ju shpreh urimet më të mira për zgjedhjen tuaj, me besimin se do të realizoni programet qeveritare në forcimin edhe të mëtutjeshëm të Hungarisë, si në planin  e brendshëm ashtu edhe në atë ndërkombëtar.

Hashim Thaçi
Kryeministër i Republikës së Kosovës