Zyra e Kryeministrit

Kryeministri Hashim Thaçi ka marrë telegram urimi nga ministri i Punëve të Jashtme të Gjermanisë, Frank – Walter Steinmeier

30 Janar, 2008

Prishtinë, 30 janar 2008
 
Kryeministri i Kosovës, z. Hashim Thaçi, ka marrë sot një telegram urimi nga ministri i Punëve të Jashtme të Gjermanisë, z. Frank-Walter Steinmeier.

Z. Frank Walter Steimeier në urimin e tij drejtuar z. Hashim Thaçi, shpreh përgëzimet më të sinqerta duke uruar forcë, optimizëm dhe punë të mbarë gjatë kryerjes së detyrave që shtrohen përpara kryeministrit të ri të Kosovës.

Më tej në telegramin e urimit thuhet: “Lidhur me përballimin e sfidave të mëdha, bashkëpunimi i ngushtë dhe plot besim ndërmjet institucioneve të Kosovës dhe komunitetit ndërkombëtar, merr rëndësi të veçantë. Shtrohet detyra që duke u arritur harmonizimi i ngushtë të ndërtohet Kosova si bashkësi shumetnike, demokratike dhe e mbështetur në parimet e shtetit juridik, ku të gjithë qytetarët në mënyrë të veçantë edhe ata që nuk i përkasin shumicës etnike, mund të jetojnë në paqe dhe siguri. Mund të jeni i sigurt që në lidhje me këtë qëllim, Gjermania do t’ju japë përkrahje”, thuhet në telegramin përshëndetës të z. Frank Walter Steinmeier.

Last modified: 30 Janar, 2008

Comments are closed.

×