Zyra e Kryeministrit

Kryeministri Albin Kurti u prit në takim nga Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj

26 Mars, 2023

Tiranë, 26 mars 2023

Gjatë vizitës së tij në Republikën e Shqipërisë, Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, u prit nga Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj.

Duke e falënderuar për mikpritjen dhe bashkëpunimin e afërt, Kryeministri Kurti e njoftoi presidentin Begaj për qeverisjen dyvjeçare dhe progresin e Kosovës, me theks në sundim të ligjit, luftimit të korrupsionit dhe avancimin demokratik të vendit.

Diskutuan për takimin e lartë politik në kuadër të dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë të datës 18 mars në Ohër. Me këtë rast, kryeministri Kurti e njoftoi presidentin Behaj për marrëveshjen e arritur, elementet e saj, dhe për qasjen e konstruktive që Kosova ka ndjekur në këtë takim, por edhe gjatë gjithë procesit.

Presidenti Begaj falënderoi kryeministrin Kurti për vizitën, teksa dha vlerësimin e tij për arritjet e qeverisjes dhe mbështetjen për qëndrimin dhe lidershipin e treguar në arritjen e marrëveshjes mbi aneksin e zbatimit të Propozimit Evropian, tashmë Marrëveshje Bazë. Ai gjithashtu theksoi mbështetjen e tij dhe të Shqipërisë ndaj Kosovës për anëtarësimin e saj në NATO.

Last modified: 26 Mars, 2023

Comments are closed.

×