Të nderuar përfaqësues të mediave,
Nesër, më 2 prill 2022, në ora 11:00, mbahet konferencë e përbashkët me rastin e shënimit të Ditës Ndërkombëtare të Autizmit, organizuar nga Zyra e Kryeministrit- Zyra për Qeverisje të Mirë në bashkëpunim me organizatën Autizmi.
Qeveria e Republikë së Kosovës ka shpall Vitin 2022, Vit i Personave me Aftësi të Kufizuara në Republikën e Kosovës. Në kuadër të aktiviteteve të saj Qeveria do të fokusohet në krijimin e një shoqërie me diversitet, gjithëpërfshirëse, me mundësi të barabarta dhe pa diskriminim për të gjithë qytetarët e saj pa dallim.
Qëllimi i konferencës, që do të zhvillohet nesër, është të diskutohen nevojat, prioritetet dhe të drejtat e personave me autizëm, mbledhja e të dhënave, zhvillimi i statistikave, vendosja e prioriteteve në planin e punës, si dhe forcimin e koordinimit dhe bashkëpunimit të institucioneve me shoqërinë civile.
Konferenca gjithashtu ka për qëllim rritjen e përfshirjes dhe përmirësimin e arsimimit të fëmijëve apo nxënësve me nevoja të veçanta dhe rritjen e vetëdijes për të drejtat e personave me aftësinë e kufizuar.
Pjesëmarrës në konferencë do të jenë: psikologë, terapistë dhe prindër që punojnë direkt me fëmijët me autizëm, përfaqësues të ministrive që punojnë në këtë fushë dhe organizata partnere vendore dhe ndërkombëtare.
Last modified: 13 Maj, 2022