Zyra e Kryeministrit

Fjala e Kryeministrit të Republikës së Kosovës, Albin Kurti në pritjen e Ambasadës së Amerikës në Kosovë

31 Gusht, 2022

Photo credit: US Embassy

Prishtinë, 30 gusht 2022

Çfarë ndeje e mrekullueshme Nick, çfarë gabimi që po largoheni, çfarë gabimi që ne jemi pajtuar me këtë. Nuk mund ta besoj se po bëjmë festë duke shënuar largimin tuaj nga Kosova. Më duhet të pranoj se ka pasur disa diplomatë në të kaluarën, festat e lamtumirës së të cilëve sigurisht i kemi shijuar… por jo këtë tënden, kurrë këtë tënden.

Gjithsesi…

Mirëmbrëma të gjithëve,
Të nderuar Z. dhe Znj. Giacobbe,
I nderuar Ambasador Hovenier,
E nderuar Laura,
Të nderuar deputetë dhe ministra të qeverisë,
Të dashur miq dhe partnerë, vendas dhe ndërkombëtarë,
Zonja dhe zotërinj,

Ka qenë një kënaqësi dhe nder i madh të njoh dhe të punoj me Nick-un gjatë këtyre tre viteve. Nuk ka shumë njerëz që më pëlqejnë shumë dhe që i kam takuar pasi fitova zgjedhjet për herë të parë. Por, sigurisht, Nick është një prej tyre.

Unë kam pasur një sërë takimesh zyrtare me të, zakonisht kur ai zëvendësonte ambasadorin Kossnet ose ambasadorin Hovenier. Dhe, kam pasur një sërë takimesh me të në pritje të ndryshme ndërkombëtare, duke përfshirë festa lamtumire për të tjerët, pa menduar ndonjëherë se një ditë do të gjendemi në të tijën.

Në të gjitha këto takime të shkurtra, ashtu si në ato takime më të gjata, Nick Giaccobe tregon gjithmonë një tipar unik të karakterit të tij, domethënë, një sinqeritet të thellë, por edhe të gëzueshëm. Janë dy prova për këtë. E para, shqisat tuaja pushtohen nga ky sinqeritet i thellë dhe i gëzueshëm që rrezaton nga prania e tij. E dyta, kur filloni një bisedë me Nick-un mund të ndiheni fajtor pa bërë asgjë të gabuar.

Lidhja mes Republikës së Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës bëhet gjithnjë e më e fortë me diplomatë si ai. Të falemnderit Nick për gjithë punën e mirë në kontribut, për gjithë përkushtimin në angazhim. Besoj se nuk do ta harroni kurrë Kosovën dhe popullin e saj, ndërsa për ne tashmë është e pamundur t’u harrojmë juve. Dëshira juaj për progres në Kosovë ndihmoi vetëbesimin tonë për të njëjtën gjë.

Të nderuar pjesëmarrës të kësaj mbrëmjeje,

Ju e dini shumë mirë se kushdo që takon dhe bashkëpunon me Nick-un, është shumë e vështirë të mos miqësohet me të. Prandaj, miku im i dashur Nick, të uroj suksese të mëtejshme kudo që të shkosh, çfarëdo që të bësh. Dhe, ju lutem më dërgoni një mesazh nga numri juaj i ri dhe i ardhshëm i telefonit.

Ju uroj fat! Dhe, një dolli për Nick, gëzuar!

Last modified: 31 Gusht, 2022

Comments are closed.

×