Zyra e Kryeministrit

Dita e Evropës

9 Maj, 2022

 

Prishtinë, 9 maj 2022

Sot shënohet një ditë e rëndësishme në kontinentin tonë, 9 maji, Dita e Evropës. Kjo ditë kujton deklaratën e ministrit të jashtëm francez, Robert Schuman që bashkë me nënshkruesit e tjerë e kthyen Evropën nga një kontinent të shkatërruar nga luftërat dhe rivalitetet, në një projekt politik të paqes, prosperitetit dhe lirisë.

Schuman foli për herë të parë për idenë e Evropës: “Paqja botërore nuk mund të ruhet pa ndërmarrjen e përpjekjeve kreative në proporcion të drejtë me rreziqet që e kërcënojnë atë.” Pikërisht në vitin evropian të rinisë, si shtylla kryesore e shoqërisë, i rikujtojmë gjeneratave të reja, rëndësinë e të tashmes dhe së ardhmes të bashkuar, solidare dhe paqësore krah njëri tjetrit.

Ky vit e gjen Evropën në luftë, por edhe më të bashkuar. Sot vlerat e Evropës si dinjiteti njerëzor, liria, demokracia, barazia, po mbrohen në Ukrainë me të cilën është solidarizuar i gjithë kontinenti. Solidaritetit të Evropës për Ukrainën i është bashkuar edhe Kosova me zotimin për të pranuar 5 mijë refugjatë, 100 mijë euro pako ushqimore dhe pranimin e 20 gazetarëve ukrainas që veçse ka filluar.

Në Ditën e Evropës, ne si Qeveri riafirmojmë projektimin e Kosovës drejt integrimit në Bashkimin Evropian. Synojmë dhe punojmë drejt një perspektive të integrimit, që duhet të mbështetet edhe nga BE me vendimin për liberalizimin e vizave, dhe përkrahjen e aplikimeve tona për Këshillin e Evropës si dhe aplikimi për anëtarësim në BE. Kosova ka një trajektore të re në rrugën drejt BE, në një proces të pakthyeshëm dhe të përshpejtuar.

Urime të gjithë qytetarëve Ditën e Evropës!

Last modified: 13 Maj, 2022

Comments are closed.

×