Zyra e Kryeministrit

Kryeministri Kurti shtroi iftar për myftiun Tërnava dhe përfaqësues të BIK-ut

13 Mars, 2025

 Prishtinë, 13 mars 2025

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, për nder të muajit të shenjtë të Ramazanit ka shtruar sot iftar për myftiun e Kosovës, Naim Tërnava dhe bashkëpunëtorë të tij nga Bashkësia Islame e Kosovës.

I shoqëruar nga zëvendëskryeministrja e tretë, Emilija Rexhepi, ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku, ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia dhe pjesëtarë tjerë të kabinetit të tij, kryeministri u uroi të gjithë besimtarëve myslimane agjërim të lehtë dhe të pranueshëm. 

Ai falënderoi Myftiun Tërnava dhe Bashkësinë Islame të Kosovës për rolin dhe kontributin e tyre të rëndësishëm dhe bashkëpunimin e vazhdueshëm.

Last modified: 13 Mars, 2025

Comments are closed.