Prishtinë, 12 mars 2025
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, priti sot në takim Shefin e Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, ambasadorin Aivo Orav.
Së bashku, biseduan rreth zhvillimeve në vend, rajon dhe Evropë.
Pjesë e diskutimit ishin edhe të gjeturat e raportit të misionit të vëzhguesve të BE-së, që kanë evidentuar ndërhyrjen e Serbisë në zgjedhjet e fundit të mbajtura në Kosovë. U theksua se ndërhyrje të këtilla në zgjedhje dhe shpërndarja e dezinformatave përbëjnë kërcënime ndaj demokracisë.
Me ambasadorin Orav, kryeministri Kurti bisedoi dhe rreth fuqizimit të bashkëpunimit mes Kosovës dhe Bashkimit Evropian.
Last modified: 12 Mars, 2025