Zyra e Kryeministrit

Kryeministri Kurti mirëpriti ambasadorin e ri të Japonisë në Kosovë, Kiminori Iwama

31 Janar, 2025

 

 

Prishtinë, 31 janar 2025

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, bashkë me Zëvendësministrin e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Kreshnik Ahmeti, mirëpriti në takim ditën e sotme ambasadorin e ri të Japonisë në Kosovë, Kiminori Iwama.

Fillimisht, kryeministri Kurti e uroi ambasadorin për detyrën e re, gjersa theksoi se Japonia është një partnere e rëndësishme e Republikës së Kosovës. Në vijim, ai e falënderoi Japoninë për mbështetjen e tyre dhe ndihmën nëpërmjet shumë projekteve, sikurse ato të realizuara përmes Agjencisë Japoneze për Bashkëpunim Ndërkombëtar, JICA.

Kryeministri Kurti shprehu vullnetin e gatishmërinë për fuqizimin e mëtejmë të marrëdhënieve mes dy shteteve tona e intensifikimin e bashkëpunimit të shkëlqyeshëm të dyanshëm edhe më tutje në të ardhmen.

Last modified: 31 Janar, 2025

Comments are closed.