Prishtinë, 19 tetor 2023
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka pritur në takim përfaqësuesit e Odës Tregtare të Ankarasë dhe Federatës Ballkanike të Shqiptarëve në Ankara.
Në takim u bisedua për mundësitë e zgjerimit të mëtejmë të bashkëpunimit në ekonomi. U theksua potenciali për rritje të shkëmbimeve tregtare, përmirësimi i bilancit tregtar, si dhe mundësitë për investime nga bizneset e Turqisë.
U tha se Oda Ekonomike e Ankarasë së bashku me Federatën Ballkanike të Shqiptarëve në Ankara po vizitojnë Kosovën me idenë për investime të reja. U potencua se Oda e Tregtisë e Ankarasë është dhoma e dytë më e madhe e Turqisë për sa i përket numrit të anëtarëve dhe vëllimit të tregtisë. Me rreth 160.000 anëtarë, luan një rol të rëndësishëm në tregtinë e Turqisë dhe investimet jashtë Turqisë.
