Zyra e Kryeministrit

Kryeministri Kurti priti në takim deputeten britanike Alicia Kearns

22 Tetor, 2023

 
Prishtinë, 22 tetor 2023
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, i shoqëruar nga ambasadori i Kosovës në Mbretërinë e Bashkuar, Ilir Kapiti, ka pritur në takim deputeten dhe Kryetaren e Komisionit për Punë të Jashtme në Parlamentin e Mbretërisë së Bashkuar, Alicia Kearns.
Duke e falënderuar znj. Kearns për vizitën, Kryeministri Kurti shprehu mirënjohjen për mbështetjen e madhe të saj për Republikën e Kosovës.
Në takim u theksua që prioritet kryesor për Republikën e Kosovës është siguria e shtetit dhe e qytetarëve.
U tha se pas sulmit terrorist dhe kriminal të 24 shtatorit të kryer nga grupe paramilitare me sponsorim dhe pjesëmarrje të Serbisë, ndëshkimi është vendimtar për mospërsëritje.
U bisedua për përkushtimin e plotë për zbatimin e Marrëveshjes Bazike (Bruksel, 27 shkurt) dhe Aneksit të Implementimit të tij (Ohër, 18 mars)

Last modified: 22 Tetor, 2023

Comments are closed.