Zyra e Kryeministrit

Kryeministri Kurti takon Koordinatoren Rezidente të Kombeve të Bashkuara në Kosovë, Arnhild Spence

2 Qershor, 2023

 

Prishtinë, 2 qershor 2023

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka takuar sot Koordinatoren Rezidente të Kombeve të Bashkuara në Kosovë, Arnhild Spence.

Gjatë takimit u bisedua rreth bashkëpunimin të ngushtë me UNKT, ndërkohë që u rikonfirmua gatishmëria për thellimin e mëtejmë të këtij bashkëpunimi si dhe tejkalimit të sfidave të përbashkëta.

Znj. Spence përsëriti gatishmërinë e 17 agjencive të Kombeve të Bashkuara që janë të pranishme në Kosovë për të mbështetur synimet e Qeverisë së Kosovës dhe vlerësoi lart bashkëpunimin e deritanishëm, i cili ka rezultuar që Kosova të ketë projekte të përbashkëta me organizatat e Kombeve të Bashkuara në vlerë deri në 46 milionë dollarë vitin e kaluar.

Në takim u bisedua edhe për mënyrat e intensifikimit të bashkëpunimit. Në veçanti, znj. Spence theksoi gatishmërinë e Kombeve të Bashkuara për të mbështetur iniciativat të Qeverisë për arsimin gjithëpërfshirës dhe paqebërës, dhe ndau rezultatet e analizës së UNDP-së për nevojat e familjeve të prekura nga përmbytjet.

Pjesë e bisedimeve gjatë këtij takimi me Kryeministrin ishte edhe diskutimi i mënyrave me të cilat mund të punojnë agjencitë e OKB-së bashkë me qeverinë në mbështetje të fermerëve të vegjël të prekur nga përmbytjet.

Last modified: 2 Qershor, 2023

Comments are closed.