Zyra e Kryeministrit

Kryeministri Kurti takoi emisarët e Gjermanisë dhe Austrisë për Ballkanin Perëndimor, Sarrazin dhe Eigner

4 Prill, 2023

Prishtinë, 4 prill 2023

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, i shoqëruar nga ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, dhe ushtruesja e detyrës së Shefes së Grupit Parlamentar të Lëvizjes VETËVENDOSJE!, Mimoza Kusari Lila ishte i ftuar mbrëmë nga ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Joern Rohde në rezidencë, në një darkë pune së bashku me Emisarin e Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin dhe Përfaqësuesin Special të Austrisë për Ballkanin Perëndimor, Johannes Eigner.

Gjatë darkës, u diskutua për zhvillimet e fundit në Kosovë dhe rajon, dhe për rëndësinë e bashkëpunimit rajonal. Temë diskutimi ishin po ashtu raportet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, zbatimi i Marrëveshjes Bazë të arritur në Bruksel dhe Aneksit të saj të dakorduar në Ohër si dhe rruga përpara, në prag të takimit të radhës në nivel kryenegociatorësh që do të zhvillohet sot në Bruksel.

Last modified: 4 Prill, 2023

Comments are closed.