Prishtinë, 21 mars 2013
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi uron besimtarët e radhëve të Dërvishëve Islamë të Kosovës, me rastin e festës së Sulltan Nevruzit
Në telegramin e urimit thuhet:
Të nderuar besimtarë,
Festa e Sulltan Nevruzit është ngjarje e rëndësishme e radhëve të Dërvishëve Islamë, që simbolizon ringjalljen e jetës dhe thellimin e besimit në profetin Muhamed.
Me rastin e Festës së Madhe të Sulltan Nevruzit, dua t’ju shpreh urimet më të sinqerta të gjithë besimtarëve tuaj.
Në emër tim dhe të Qeverisë së Republikës së Kosovës, uroj që këtë ditë të mirëkuptimit, devotshmërisë dhe solidaritetit, ta kaloni në lumturi dhe harmoni, pranë familjeve dhe të dashurve tuaj.
Hashim Thaçi,
Kryeministër i Republikës së Kosovës
Last modified: 14 Maj, 2022